Arabët të interesuar për Portin e Tivarit
Prej tvteuta10:53, 28 Janar 2019
Përfaqësues të kompanive nga Emiratet e Bashkuara Arabe , të cilët kanë treguar interesim për Portin e Tivarit, do të qëndrojnë gjatë kësaj jave në Mal të Zi, shkruan “Vijesti”. Interesimin për Portin e Tivarit ato e kanë shprehu gjatë qëndrimit atje të presidentit Millo Gjukanoviq, por edhe në vitet e kaluara kur janë hapur prokurimet publike për këtë kompani. Qeveria e Malit të Zi ka kohë që ka publikuar qëllimin për privatizimin e Portit të Tivarit, por akoma nuk ka qartësuar modelin e duhur, kurse bisedimet për kontratën e re kolektive kanë filluar. Sipas raportit financiar , vitin e kaluar kjo kompani e ka mbyllur me humbje prej 5.8 milionë euro, shumë më keq se një vit më parë kur humbjet ishin rreth 600.000 euro.