Aktuale Më shumë

Analisti i “The New York Times” shprehet për çështjen e Ukrainës

Prej tvteuta14:43, 24 Shkurt 2022

Shpesh herë gazetarët mendojnë se cili vend është më i miri të stacionohen, New Yorku, Muncheni, Moscow apo edhe Kievi që të analizojnë më së miri ngjarjen. Sipas një opinionisti amerikan vendi më i mire është të jemi në kokën e Putinit. Putini është lideri më i forte i Rusisë që nga vdekja e Stalinit dhe traditat e tija nuk kanë ngecur kurrë kur është dashur apo nuk është dashur të përdor edhe dhunë.

 

Ideja është kjo, Putini ka humbur luftën me perëndimin në shumë mënyra. Ai u përpoq që me nacionalizma dhe ideja joshëse të fitojë përkrahjen e vendeve ish-sovjetike, mirëpo ndodhi e kundërta. Shtetet ish-sovjetike më shumë e më shumë u larguan nga kthetrat e Putinit dhe dëshironin jetën perëndimore, sistemin demokratik dhe liberal. Këtë presidenti rus Putin e morri si një dështim jo vetëm ushtarak por edhe dështim i promovimit të modelit të tij të udhëheqjes, dështim nga secila anë ndaj armikut të tyre të përbetuar SHBA-të.

Zgjerimet e NATO-s si dhe suksesi i botës perëndimore ndikuan që Rusija të ndjehej e kërcenuar duke humbur edhe aleatët e saja të dikurshme dhe shtetet më të afërta historikisht me Rusinë. Mirëpo asnjëra nga këto arsyet nuk e justifikon agresionin rus, bile agresioni rus është shkelje massive e të drejtës ndërkombëtare duke shkelur mbi sovranitetin e një shteti të pavarur.

Vendet dhe liderët zakonisht reagojnë ndaj poshtërimit në një nga dy mënyrat – agresioni ose introspeksioni. Pasi Kina përjetoi atë që e quajti një “shekull poshtërimi” nga Perëndimi, ajo u përgjigj nën Deng Xiaoping duke thënë në thelb: “Ne do t’ju tregojmë. Ne do t’ju mundim në lojën tuaj.”

 

Kur Putini u ndje i poshtëruar nga Perëndimi pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe zgjerimit të NATO-s, ai u përgjigj: “Unë do t’ju tregoj. Unë do të mund Ukrainën.”

 

Opinion nga Tomas Friedman, reporter dhe analist Amerikan për New York Times

  • 1

    Radio