Ambasadorja turke dorezon letrat kredenciale
Prej tvteuta22:18, 12 Shkurt 2019
Kryetari I Malit te Zi Millo Gjukanoviq ka pranuar letrat kredenciale te ambasadoreve te sapoemeruar te Turqise, Bulgarise dhe Korese dhe te cileve ju ka uruar mireseardhjen ne Mal te Zi. Ai ne bisede me ambasadoren e Republikes se Turqise Songul Ozan ka shprehur kenaqesine e bashkepunimit ndershteterore dhe tradicional, me bindje qe angazhimi I saj ne Mal te Zi do te avancoje edhe me shume maredhenjet ne mes te dy shteteve. Gjukanoviq theksoi se nje dialog cilesore politik te nivelit te larte do te kontribuoje edhe vizita e planifikuar e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, Malit te Zi. “Ndihma e vazhdueshme e Agjensionit TIKA ne zhvillimin e Malit te Zi dhe ne bursat e studenteve, eshte tejet e vlefshme ne kete faze te zhvillimit te Malit te Zi”, shtoi Gjukanoviq.
Ambasadorja Ozan gjate takimit ka theksuar se ka nder te kryeje kete funksion diplomatik ne Mal te Zi, ne shtetin mik I cili po perparon me tempo te shpejtuar ne te gjitha fushat. Duke I percjellur pershendetjet e presidentit Erdogan dhe mesazhin e tij se Mali I Zi eshte shembull I stabilitetit dhe ardhmerise, ajo eshte dakorduar me vleresimin se vizita e tij ne Mal te Zi do te jete nje shtyse e mire e mardhenjeve te metutejshme te dy shteteve.