Sociale Më shumë

Ambasada e SHBA-së përkrah edukimin e mësimdhënësve të gjuhës angleze

Prej tvteuta15:56, 5 Janar 2018

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Magaret Ujehara, do të hap me 10 janar në Budva trajnimin “Cross-border classroom connections” për mësimdhënësit e gjuhës angleze. Programi parasheh 40 orë trajnim për 75 mësimdhënës, profesionisët dhe administratorë të programeve të gjuhës angleze. Pjesmarrësit në trajnim do të jenë nga Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kosova, Estonia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Qëllmi i trajnimit është edukimi i mësimdhënësve të gjuhës angleze me mënyrat më të mira të mësimit të gjuhës dhe kulturës amerikane, me fokus të veçantë në njohuritë gjuhësore të nevojshme për media, mendimin kritik dhe aftësi të tjera të nevojshme në shekullin 21. Trajnimi në fjalë është iniciativë e qendrës rajonale për gjihë angleze të State Department në Beograd, Ambasadës së SHBA-ve në Podgoricë dhe Byrosë së State Department për edukim dhe kulturë.

  • 1

    Radio