Aksion për ushqim falas
Prej tvteuta15:30, 9 Janar 2019
Me fillimin e viti të ri në Ulqin filloi edhe një aksion humanitar ku po shpërndahen porcione të ushqimit falas për të gjthë ata të cilët kanë nevojë. Këtë gjest humanitar e filloj një grup i vogël i cili për vetëm një javë u bë shumë i madh duke përfshirë të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë. Në ditën e parë u ndanë vetëm 4 porcione , ndërsa sot në ditë e shtatë u shënua numri i 1000. Rreth 300 persona në ditë vijnë tek vendi në ulje për në Plazhin e Vogël për të marrë ushqimin e tyre. Vullentarët shprehen se të gjithë qytetarët por edhe afaristë të shumtë i janë përgjigjur pozitivisht ftesës çka tregon se Ulqini ka zemër të madhe humanizmi. Organizatorët dëshirojnë që të mbesin anonim, apeli i tyre është vetëm që të dhurohet sa më shumë ushqim si dhe tu ofrohen sa më shumë vullnetarë për shpërndarjen e ushqimit. Shpërndarja e ushqimit bëhet nga ora 09:00 e deri në ora 13:00 , ky aksion do të zgjasë deri në fund të muajit shkurt.