Aktuale Më shumë

Afro 17 mijë pensionistë marrin pensionin më të ulët

Prej tvteuta14:37, 2 Janar 2022

Pensionin më të ulët në Mal të Zi, shumën e të cilit ligji e ka caktuar 147 euro, e marrin 16 804 pensionistë. Gjegjësisht, kjo shumë është dy herë më e vogël se pensioni mesatar, i cili në nëntor të vitit të kaluar ka qenë 292.75 euro, dhe tre herë më pak se paga mesatare, e cila arrin në 535 euro, sipas të dhënave të Agjencisë Anadolia.

Sipas statistikave të fundit, të cilat i referohen pagesës për muajin nëntor 2021, pensioni mesatar në Mal të Zi arriti në 292.75 euro dhe është ndër më të lartat në rajon.

Në Mal të Zi janë gjithsej 128,128 përfitues të pensionit. Nga numri i përgjithshëm, 118,206 janë përfitues të të drejtave në Mal të Zi, dhe 9,922 janë përfitues të të drejtave jashtë vendit.

Fondi i sigurimeve pensionale dhe invalidore tha për AA se nga numri i përgjithshëm i përfituesve të të drejtave në Mal të Zi, 113,682 janë pensionistë, dhe 4,524 janë përfitues të të drejtave të tjera, duke përfshirë dëmtimin trupor, ndihmën dhe kujdesin e dikujt tjetër, kompensimin për punëtorët me aftësi të kufizuara etj.

“9840 pensione dhe 82 të drejta të tjera paguhen jashtë vendit. Struktura e numrit të përgjithshëm të pensioneve përbëhet nga pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe pensioneve familjare. Nga totali i pensioneve të paguara në Mal të Zi në nëntor 2021,

66 297 janë pensione pleqërie, 18 561 pensione invalidore dhe 28 824 pensione familjare, ka deklaruar ushtruesi i detyrës së drejtorit të Fondit për sigurim pensional dhe invalidor, Ranko Aligrudiq.

Nëse krahasojmë numrin e pensionistëve në Mal të Zi në maj të vitit 2020 dhe sot, mund të themi se ka pasur një tendencë të zvogëlimit të numrit të përfituesve të kësaj të drejte, në mars 2020 ishin 114.863 pensionistë në Mal të Zi, ndërsa në nëntor 2021, në Mali i Zi, 113.682 pensionistë morën pensionet”, njoftoi Fondi i Sigurimeve Pensionale dhe Invalidor.

Në seancën e fundit të vitit të kaluar, deputetët e Kuvendit të Malit të Zi votuan ndryshimet në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor, me të cilat parashihet rritja e pensionit minimal. Kështu, nga 1 tetori i këtij viti, pensioni minimal në Mal të Zi do të jetë 200 euro.

  • 1

    Radio