Afera “Zarfi”: Stijepoviq akuzohet për pastrim parash
Prej tvteuta17:02, 1 Shkurt 2019
Ish kryetari Podgoricës dhe zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Socialistëve, Sllavoljub Stijepoviq, është marrë sot në pyetje në Prokurorinë Speciale, por kësaj radhe si i dyshuar për pjesmarrje në pastrim parash. Nga ky organ kanë njoftuar se kanë vendosur zgjerimin e hetimeve ndaj Dushko Knezehviq me akuzën e formimit të organizatës kriminale dhe Sllavoljub Stijepoviq për atë të pastrimit të parave. Në videon e publikuar nga Knezheviq para disa javëve, mund të vërehet që ai ish kryetarit të Podgoricës i jep shumën prej 100.000 dollarëve të konvertuar në euro, për të cilat biznesmeni ka thënë se ishin për financimin e fushatës zgjedhore.