Politikë Më shumë

Afera Knezheviq: Opozita kërkon ndërhyrjen e instituconeve evropiane dhe bojkot politik

Prej tvteuta09:23, 13 Janar 2019

Partitë opozitare në Mal të Zi kanë reaguar në lidhje me akuzat dhe videot e publikuara nga pronari i Atlas Grupës, Dushko Knezheviq, në lidhje me financimin e tij të Partisë Demokratike të Socialistëve. Demokratët dhe URA kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve evropiane të cilat nuk kanë më asnjë arsyetim për të qëndruar mënjanë, dhe  bëjnë thirrje për bojkotim total të parlamentit dhe Këshillit për përpunimin e ligjit zgjedhor.

Në Partinë Socialiste Popullore kanë cilësuar se Prokuroria nuk është duke bërë punën e vet dhe kanë kërkuar dorëheqjen e tyre si dhe të institucioneve të tjera që duhej të merreshin me këtë aferë. Ndërkohë, për këtë ngjarje nuk ka pasur anjë prononcim zyrtar nga asnjë prej institucioneve shtetërore.

  • 1

    Radio