Aktuale Më shumë

Afati për dorëzimin e llogarisë përfundimtare dhe raportit financiar të konsoliduar po skadon

Prej tvteuta13:03, 25 Mars 2024

Duke vepruar si masë parandaluese, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ua rikujton subjekteve politike se në bazë të nenit 48 të Ligjit për financimin e subjekteve politike dhe fushatave zgjedhore, obligohen të dorëzojnë llogarinë përfundimtare dhe raportin financiar vjetor të konsoliduar për Vitin e kaluar pranë Institucionit të Kontrollit Shtetëror, Administratës Tatimore dhe Agjencisë deri më 31 mars, në formë të shtypur dhe elektronike, njoftoi Agjencia.

Siç thanë ata, pjesë përbërëse e raportit është edhe informacioni për mënyrën dhe qëllimin e shpenzimit të mjeteve për financimin e rregullt të punës së organizatave të grave në subjektet politike (neni 14).

“Mosveprimi në përputhje me ligjin, gjegjësisht mosparaqitja e raportit, sjell përgjegjësi kundërvajtëse për subjektin politik dhe personin përgjegjës në të, si dhe detyrimin e Agjencisë për nxjerrjen e Vendimit për pezullimin e përkohshëm të transferimit të mjeteve buxhetore atij subjekti politik. Formulari i raportimit mund të shkarkohet nga uebfaqja e Agjencisë, në rubrikën Subjektet Politike/Formularët”, theksoi ASK.

Ata sqarojnë se raporti përfshin fondet e grumbulluara dhe të shpenzuara gjatë fushatës zgjedhore të zhvilluar në vitin për të cilin është dorëzuar.

“Përveç sa më sipër, subjekti politik është i detyruar t’i paraqesë Agjencisë raporte financiare, si dhe raporte për pasurinë e të gjithë subjekteve juridike dhe shoqërive që ka themeluar ose në të cilat ka aksione pronësore, ku përfshin fushatën zgjedhore dhe punën e rregullt”, përfundojnë nga ASK.

  • 1

    Radio