Aktuale Më shumë

Abazoviq takohet me afaristë amerikanë

Prej tvteuta17:46, 23 Mars 2023

Kryeministri në detyrë Dritan Abazoviq po qëndron për vizitë në SHBA. Në Washington ai pati një takim me Shoqatën Amerikane të Biznesit në Evropën Qendrore (ACEBA), e cila bashkon kompanitë me shumicë kapitali amerikan, ku  përçoi mesazhin se Mali i Zi është i hapur ndaj investimeve të huaja.

Në takim morën pjesë përfaqësues të shoqatës në fjalë si dhe përfaqësues të kompanive amerikane, si UGT Renewables, Palo Alto Networks, Bechtel dhe Oshkosh Defense. Nga Qeveria njoftohet se është biseduar për bashkëpunim më të mirë ekonomik ndërmjet kompanive amerikane dhe Malit të Zi.

Abazoviq prezantoi benefitet për investime në Mal të Zi, duke thënë se vendi ynë është i hapur për investitorët e huaj, gjë që, siç theksoi, më së miri e dëshmon rekordi i vitit të kaluar në investimet e huaja direkte, që për herë të parë kaluan një miliard euro. Në këtë kontekst, kryeministri theksoi se Qeveria është në dispozicion për të përmirësuar më tej marrëdhëniet. Ai i njohu përfaqësuesit e kompanive amerikane me përparësitë për investimet në turizëm, si dhe sektorin e energjisë dhe infrastrukturës.

  • 1

    Radio