Abazoviq: Nuk e ndërpresim bojkotin as për shkak të NATO-s
Prej tvteuta10:18, 18 Janar 2017
– Bojkoti i Kuvendit nga opozita nuk duhet të ndërpritet për çfarëdo arsyeje , përfshirë këtu edhe integrimin në NATO, mendon deputeti i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq.
“Nuk ka ndërprerje të bojkotit të opozitës së Kuvendit. Bojkoti është treguar si një mjet shumë efektiv në luftën kundër pushtetit të padrejtë dhe të paligjshëm në Malin e Zi dhe të gjithë lojërave që janë kryer në ditën e zgjedhjeve më 16 tetor,” tha Abazoviq. Ai është i mendimit se duhet vazhduar me bojkotin e parlamentit nga ana e opozitës. ” As një çështje, bile as integrimi në NATO nuk mund dhe nuk do të minojë unitetin e opozitës rreth luftës për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, përfundoi Abazoviq.