Aktuale Më shumë

Abazoviq: Një nga opsionet është që Ibrahimoviq të thërrasë seancën e Kuvendit

Prej tvteuta18:29, 8 Mars 2022

Kreu i Lëvizjes Qytetare (GP) URA dhe i mandatuari për formimin e qeverisë së re, Dritan Abazoviq, përshëndeti vendimin e djeshëm të Këshillit Qendror të Partisë Socialiste Popullore, hap që sipas tij çon drejt pajtimit në Mal të Zi. “Vendimi i PSP është vërtet historik sepse deri më tani nuk kemi pasur një situatë që një parti politike nga ai spektër të bashkëpunojë me partitë nga spektri tjetër. Kjo që po ndodh tani është vendosja e themeleve për një platformë të re pas zgjedhjeve, ku askush nuk do të cilësohet si tradhëtar.”, tha Abazoviq. Negociatat për formimin e qeverisë, thotë ai, janë duke u zhvilluar, duke shtuar se është një proces i cili zgjat.

Duke komentuar deklaratën e PSP  se nuk do të hyjë në qeveri me Socialdemokratët dhe PSD, Abazoviq tha se plani ishte që të “pajtohen dy pole”. “Gjithçka që dua është të kemi një qeveri gjithëpërfshirëse, e cila është e një natyre të përkohshme. Pas kësaj do të shkojmë në zgjedhje dhe kushdo që i fiton i dëshiroj fat. Për mua është e rëndësishme që PSP të jetë pjesë e qeverisë,” tha Abazoviq. Duke iu përgjigjur pyetjes se kush do ta caktojë seancën e Kuvendit, ai tha se një nga zgjidhjet është që atë ta thërrasë nënkryetari i Kuvendit, Ervin Ibrahimoviq.

“Nëse FD mendon të mbajë peng Malin e Zi dhe ta presim krizën energjetike me Kuvendin e bllokuar, unë nuk mendoj kështu. Kjo nuk do të jetë kurrë e pranueshme për mua, parlamenti nuk është pronë e FD, Demokratëve apo LQ URA. Më vjen keq për situatën, fola me Bulajiq, e vlerësoj shumë, por nuk mendoj se kjo është le logjikshme.”, tha ndër të tjera Abazoviq.

  • 1

    Radio