Aktuale Më shumë

Abazoviq: Në Mal të Zi nuk ka më njerëz të mbrojtur

Prej tvteuta17:29, 21 Nëntor 2022

Kryeministri në detyrë i Mali të Zi, Dritan Abazoviq, në një intervistë për Slobodna Dalmacija të Kroacisë, tha se në Mal të Zi nuk ka më njerëz të privilegjuar dhe të mbrojtur, siç ka pasur tridhjetë vitet e mëparshme, dhe se pas çdo nacionalizmi qëndron korrupsioni. Ai theksoi se qeveria e tij ra pikërisht  sepse vazhduan luftën kundër korrupsionit.

“Ne nuk jemi as në gjysmë të mandatit kushtetues dhe në këto dy vite tashmë kanë rënë dy qeveri. Megjithatë, një qëllim i rëndësishëm u arrit gjatë kësaj periudhe. Mali i Zi nuk është më një shtet unipolar, por një  multipolar, ku të gjitha entitetet janë të rëndësishme: nga çdo qytetar, përmes partisë më të vogël e deri tek ato të mëdha e mëdha. Nuk ka më supremaci të asnjërës palë, por të gjithë duhet të arrijmë një marrëveshje dhe të gjejmë zgjidhje pavarësisht nga dallimet politike. E djathta e cila avokon përçarjet po dobësohet , ndërsa ne po luftojmë për karakterin e vendit tonë. Po luftojmë nëse Mali i Zi do të jetë europian, ekologjik, tolerant, progresiv apo i ndarë me antagonizma, krim dhe korrupsion. Për demokracinë është më pak e rëndësishme se cila parti do të ketë pakicën apo shumicën, nëse qytetarët e vendosin me votat e tyre. Ne arritëm t’i bëjmë qytetarët të kuptojnë se vota që ia japin dikujt është e vlefshme dhe se i obligon ata që e kanë fituat.”-tha Abazoviq.

Ai lavdëroi posaçërsht arritjet e Prokurorisë Speciale pas arrjdhjes në krye të saj të Vlladimir Novoviq dhe kolegëve të tjerë, në veçanti në luftën kundër krimit të organizuar, ku u ndaluan një pjesë e madhe e pjestarëve të klaneve kriminale.

 

  • 1

    Radio