Aktuale Më shumë

Abazoviq: Mundësi të vogla për qeveri të pakicës. Jam optimist për Ulqinin

Prej tvteuta13:06, 15 Janar 2022

Qeveria e pakicës është një nga opsionet për zgjidhjen e krizës aktuale politike në Mal të Zi, por jo i vetmi, ndërsa mundësitë për të janë të vogla, tha për TV Teuta, zv.kryeministri Dritan Abazoviq.

Ai shtoi se LQ URA me siguri nuk do të lëvizë nga politika e vet dhe kushdo që e përkrah atë është i mirëpritur, ashtu si është legjitime edhe refuzimi i saj.

Në pyetjen se a mundet Memorandumi me partitë e pakicave dhe PSP, t’i paraprijë një bashkëpunimi edhe në nivel lokal, Abazoviq tha se nuk është kundër, por se partitë e pakicave duhet të ndryshojnë politikën e deritanishme, e cila sipas tij nuk ka qenë në rregull. Sipas tij, asnjë parti nuk do të arrijë që në Ulqin të ketë shumicën vetë në zgjedhjet lokale prandaj bashkëpunimi do të jetë i nevosjshëm.

“Jam shumë optimist për Ulqinin. Do të prezantojmë planin tonë 2023-2030 me të cilin mund të zgjdhen të gjithë problemet nëse njerëzit nuk bëjnë opstruksione.”, tha ndër të tjera Abazoviq.

  • 1

    Radio