Aktuale Më shumë

Abazoviq e përkrah nismën “Ballkani i hapur”

Prej tvteuta18:27, 11 Maj 2022

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka deklaruar se është pro nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.  Ai për televizionin Klan Kosova tha se nisma në fjalë është projektuar për të përfshirë të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe se Kosova do të përfitojë më shumë nga pjesëmarrja në këtë nismë.

“Ballkani hapur është bërë për gjashtë vende, jo për pesë e gjysmë apo tre e gjysmë, por për gjashtë vende. Çdokush që merr pjesë përfaqëson veten dhe vendin e tyre. Sipas mendimit tim, e që mund të jetë i gabuar, është në interes të rajonit që Kosova do të jetë në çdo nismë rajonale.”, tha Abazoviq.

Autoritetet në Prishtinës dhe Mal të Zi kanë refuzuar të marrin pjesë në “Ballkanin e hapur”, ndërkohë që në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk është arritur konsensus për këtë iniciativë, e cila përfshin Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo nismë parashikon lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve ndërmjet vendeve anëtare.

Në Mal të Zi jo të gjithë e shohin me sy të mirë “Ballkanin e hapur”, sidomos partitë pro malazeze. Socialdemokratët kanë reaguar pas deklaratës së Abazoviq, duke thënë se ai ka konfirmuar dyshimet e tyre se ka një axhendë paralele, e cila korrespondon me interesat e Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq.  “Në kontrast me projektin” Evropa tani “, të cilën na e solli ish kryeministri, ky i riu nëpërmjet “Ballkanit të hapur” po na sjell projektin” Vuçiq tani! ” Socialdemokratët nuk kanë dashur që për hirë të kulltuqeve të marrin përgjegjësinë për qeverinë e re, të cilës për shkak të ndikimit të madh të Vuçiq, as nuk i besojmë, thonë nga ky subjekt.

  • 1

    Radio