Aktuale Më shumë

Abazoviq: Aspak problem nëse PDS e tërheq përkrahjen për Qeverinë

Prej tvteuta15:31, 31 Korrik 2022

Kryeministri i Malit të Zi  Dritan Abazoviq priti sot në takim homologun spanjoll Pedro Sançez, i cili është në krye të delegacionit të këtij vendi që për qëndron për vizitë në Mal të Zi. Pas takimit me Sançez, Abazoviq u përgjigj edhe në pyetjet e gazetarëve lidhur me ngjarjet më të fundit politike.

Sa i përket formimit të Komunës së Zetës, ai tha se ABR do të votojë për ligjet e propozuara për ndryshime në Ligjin për Kryeqytetin dhe Ligjin për Organizimin Territorial të Malit të Zi, të cilat përcaktojnë statusin e ardhshëm të Zetës.  Qëndrimi i tij është se organizimi territorial mund të ishte bërë më mirë, por Qeveria nuk mund të ndikojë në vendimet e Kuvendit.

“Ne mund të apelojmë, por nuk mund të ndikojmë se si do të sillen deputetët në këtë çështje”, tha Abazoviq. Sa i përket zgjedhjes së kandidatëve për Këshillin Gjyqësor, kryeministri shprehu besimin se ata do të marrin përkrahjen e duhur nga deputetët.  “Është dilemë nëse menjëherë mund të arrihet shumica prej 2/3, por nëse identifikohet një shumicë prej tre të pestave, kjo do të thotë se procesi ka përfunduar në mënyrë efektive.

Ta marrim një vendim të tillë është më mirë sesa të jemi në një mjegull si më parë.  Prandaj apeloj që deputetët ta votojnë Këshillin Gjyqësor sipas ndërgjegjes së tyre”, tha Abazoviq, duke theksuar se sado që të shtyhet zgjedhja, dikush gjithmonë do të jetë i pakënaqur me zgjidhjet individuale. Abazoviq u përgjigj edhe lidhur me nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me KOS, për çka është spekulluar se do të bëhet më 3 gusht. Ai tha se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë pasi asnjëherë nuk është caktuar ndonjë datë për nënshkrimin e marrëveshjes, por se kjo çështje duhet të përfundohet.

Sipas tij, ekzistojnë qarqe që nuk duan që kjo çështje të zgjidhet, dhe se ai nuk e ka aspak problem nëse PDS e tërheq përkrahjen për Qeverinë në rast të nënshkrimit të marrëveshjes.

  • 1

    Radio