Aktuale Më shumë

Abazoviq do të takohet sot në Turqi me Lajçakun

Prej tvteuta11:05, 10 Mars 2022

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ndodhet në Turqi, ku do të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalias, me ftesë të ministrit të Jashtëm Mevlut Çavusoglu, forumi do të mbahet nga 11 deri më 13 mars, njoftoi Qeveria.

Sipas njoftimit, në prag të Forumit Diplomatik të Antalias, zëvendëskryeministri Abazoviq do të ketë sot një takim zyrtar me Mirosllav Lajçak, të dërguarin special të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Forumi Diplomatik i Antalias do të jetë një mundësi për Malin e Zi, në kuadrin e agresionit rus kundër Ukrainës, të shprehë qëndrimin e tij të qartë solidariteti me Ukrainën, e cila është plotësisht në përputhje me NATO-n dhe BE-në, si partnerë strategjikë të vendit tonë, kanë thënë nga qeveria.

 

  • 1

    Radio