Aktuale Më shumë

A mund Kuvendi të funksionojë plotësisht pas shpërndarjes?

Prej tvteuta17:43, 23 Mars 2023

Pa shpërndarjes së Kuvendit me dekret të presidentit Gjukanoviq, ka mbetur dilema nëse përbërja aktuale mund të vazhdojë me punë normale. Kushtetuta, si akti më i lartë juridik, thotë kryetarja e Kuvendit Danijella Gjuroviq, nuk parashikon kufizime dhe detyrime në rast të shpërbërjes.

“Praktika evropiane tregon se Kuvendi vazhdon të punojë me kapacitet të plotë deri në konstituimin e një përbërje të re. Nga kjo anë nuk ka asnjë kufizim që Kuvendi t’i kryejë të gjitha detyrat deri në mbledhjen e re të Kuvendit, por rekomandohet që të veprojë në mënyrë të kujdesshme dhe të mos miratojë akte veçanërisht të rëndësishme. Duhet theksuar se Ligji për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve parasheh që mandati i tyre zgjat deri në konstituimin e Kuvendit të ri”, thotë Gjuroviq.

Në anën tjetër, avokati Veselin Radulloviq vlerëson se Kuvendi nuk mund të mblidhet me kapacitet të plotë pas shpërndarjes së tij. Ai pajtohet se mandati i deputetit zgjat deri në zgjedhje të reja, por se përbërja aktuale nuk mund të funksionojë me kapacitet të plotë pas shpërndarjes nga ana e presidentit.

  • 1

    Radio