Parlamenti sot pritet të shtyjë zbatimin e ligjit për objektet pa leje
Prej tvteuta10:09, 28 Shkurt 2017
Ligji për rregullimin e ndërtimeve pa leje në territorin e Malit të Zi nuk do të zbatohet nga 1 marsi , siç ishte planifikuar, por do të shtyhet deri më 31 korrik, sepse nuk është bërë evidentimi i objekteve pa leje.
Për ndryshimin e ligjit,me të cilin shtyhet aplikimi i tij,do të deklarohen sot deputetët në Parlamentin e Malit të Zi. Ligji mbi rregullimin e ndërtimeve informale ka hyrë në fuqi në gusht të vitit të kaluar, dhe është planifikuar që të zbatohet nga 1 marsi. Për të përgatitur realizimin e këtij projekti të rëndësishëm, është e nevojshme, siç thuhet në arsyetimin e Qeverisë, të hapet tenderi për përpilimin e fotove filmike ,që do të jetë bazë e të dhënave të objekteve pa leje.