GJENDJE SHUMË SERIOZE
Prej tvteuta10:23, 17 Qershor 2015
Eurodeputeti slloven Ivo Vajgl ka thënë nëse nuk ka zgjidhje të krizës në Maqedoni, mund të ndodhë edhe një krizë më e madhe në rajon.
“Nuk dua të spekuloj në vlerësimin tim, por jam i bindur se ekziston potencial për krizë serioze e cila mund t’i aktivizojë edhe vendet fqinje. Për këto arsye biseidmet në të cilat kemi marrë pjesë janë drejtuar me përgjegjësi të madhe”,- porositi Vajgl.