Aktuale Më shumë

Takimi Dukaj-Lundberg: Prioritet digjitalizimi i administratës publike

Prej tvteuta13:46, 18 Qershor 2022

Ministri i Administratës Publike, MSc Marash Dukaj, është takuar me Koordinatorin e Përhershëm të OKB-së në Mal të Zi, Peter Lundberg.
Ministri Dukaj e njoftoi z. Lundberg për prioritetet në punën e këtij departamenti dhe vizionet për përmirësimin e mëtutjeshëm të administratës publike, përfshirë procesin e digjitalizimit.
“Ministria e Administratës Publike përballet me shumë sfida dhe prioritet është krijimi i drejtimeve strategjike të zhvillimit në drejtim të reformës dhe digjitalizimit të administratës publike dhe krijimit të një administrate publike efikase dhe transparente të karakterizuar nga rritja e besimit të publikut në punën e saj dhe afrimi i standardit dhe nivelit të shteteve anëtare të BE-së”, tha ministri Dukaj.

  • 1

    Radio