Aktuale Më shumë

Ministri Dukaj në Izrael u takua me Ministrin Cohen, me kryetarin e Kuvendit Miki Levi dhe zyrtar nga Kosova

Prej tvteuta15:48, 14 Shtator 2022

Në kuadër të takimeve të shumta gjatë vizitës zyrtare në Jeruzalem, Ministri i Administratës publike, Marash Dukaj u prit  nga z. Meir Cohen, Ministër i Mirëqenies Sociale i Shtetit të Izraelit.
Gjatë bisedës u theksuan marrëdhëniet miqësore dhe rëndësia e forcimit të lidhjeve të ndërsjella mes Malit të Zi dhe Izraelit. “Theksova se në periudhën e ardhshme do të bëhen përpjekje për përmirësimin e marrëdhënieve me shtetin e Izraelit përmes projekteve të përbashkëta në fushën e digjitalizimit me qëllim optimizimin e ofrimit të shërbimeve sociale.  Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e Qeverisë së Izraelit ndaj Malit të Zi në luftën kundër virusit korona dhe ftova ministrin Cohen që së shpejti të vizitojë Malin e Zi”, theksoi ndër të tjera Ministri Dukaj përmes kominikatës për media.
Ministri Marash Dukaj poashtu zhvilloi takim edhe me z. Miki Levi, Kryetar i Knesset – Kuvendit të Shtetit të Izraelit.

Gjatë bisedës u theksuan marrëdhëniet miqësore dhe rëndësia e forcimit të lidhjeve të ndërsjella mes dy vendeve. E njoftova Kryetarin Levi me zhvillimet aktuale politike dhe ekonomike në Mal të Zi dhe pozicionin e Malit të Zi në nivel ndërkombëtar, me theks të veçantë në aktivitetet që kanë të bëjnë me integrimet evropiane dhe euroatlantike.
Kryetari Levi, i cili është një nga figurat politike më me ndikim në Izrael, pasi na njohu me aktivitetet e Kuvendit dhe situatën e përgjithshme politike në vend, në pritje të zgjedhjeve të ardhshme në Izrael, shprehu kënaqësinë e tij për takimin me shpresë se marrëdhëniet dypalëshe mes Malit të Zi dhe Izraelit do të jenë edhe më të forta në të ardhmen. Gjithashtu, kryetari Levi shprehu qëndrimin se perspektiva evropiane dhe euroatlantike e Malit të Zi është rruga e duhur për të forcuar pozitën e Malit të Zi në bashkësinë ndërkombëtare.
e ramë dakord që hapja e ambasadës malazeze në Izrael dhe e ambasadës izraelite në Mal të Zi do të ishte një nxitje shtesë për të përmirësuar bashkëpunimin midis dy vendeve.
E informova Kryetarin e Kuvendit për sulmet e fundit kibernetike ndaj infrastrukturës digjitale dhe shpreha mundësinë që përvoja e shtetit të Izraelit në këtë fushë të jetë jashtëzakonisht e dobishme në parandalimin e sulmeve të ngjashme në të ardhmen. Ftova kryetarin e Kuvendit, z. Levi, që në periudhën e ardhshme të vizitojë Malin e Zi”,  përfundoi Dukaj.
Ministri i Adiminstratës publike, Marash Dukaj, poashtu njoftoi përmes faqes së tij në Facebook, se gjatë qëndrimit në  Tel Aviv, ai zhvilloi darkë pune me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, z. Elbert Krasniqi, si dhe me Ministrin e Bashkëpunimit Rajonal të Shtetit të Izraelit, z. Issawi Frej.

  • 1

    Radio