28% e popullsisë në 2015 janë larguar nga Shqipëria
Prej tvteuta10:14, 21 Dhjetor 2016
Rreth 28% e shqiptarëve janë larguar nga shtëpitë e tyre në vitin 2015. Ky është raporti i publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror që e rendit Shqipërinë në vendin e dytë së bashku me Xhamajkën.
Në vendin e parë renditet Bosnja dhe Hercegovina, ku një e treta e personave që kanë lindur aty tashmë janë jashtë vendit të tyre. Një studim i kohëve të fundit nga Agjencia e Kërkimeve Pew(Pju) duke përdorur të dhënat e OKB në 2015, tregon se nëntë vende kanë humbur një të pestën e popullsisë së tyre, që do të thotë 20% e popullsisë së këtyre vendeve janë larguar.