Aktuale Më shumë

107 besimtarë nga Mali i Zi për në Haxh. Çmimi këtë vit më i lartë

Prej tvteuta17:17, 26 Qershor 2022

Këtë vit 107 besimtarë nga Mali i Zi aplikuan për vajtjen në haxh, në vendin më të shenjtë të myslimanëve, në Mekë dhe Medinë. Çmimi për të shkuar në haxh është më i lartë krahasuar me vitin e kaluar dhe arrin në 5200 euro. Besimtari më i vjetër nga Mali i Zi i cili këtë vit shkon në këtë udhëtim është 64 vjeç nga Ulqini, ndërsa më i riu 26 vjeç nga Bijelo Polje. Nga Bashkësia Islame në Mal të Zi thonë se nisja për në Haxh është planifikuar për më 28 qershor, ndërsa haxhinjtë janë kryesisht nga Podgorica, Tuzi, Tivari, Ulqini, Plava, Rozhaja, Petnjica, Bijelo Polje, Nikshiqi, Pljevlja, Gucia por edhe diaspora.

Këtë vit për në qytetin Jeddah nisja do të bëhet nga Prishtina më 29 qershor në orët e hershme të mëngjesit, për dallim nga vitet e kaluara kur bëhej nga Tirana. Haxhinjtë do të qëndrojnë në Mekë 14 ditë, ndërsa në Medinë shtatë ditë, thonë nga Bashkësia Islame.

Çmimi i komplet pakets së udhëtimit për në Haxh është 5200 euro dhe është më i lartë se në vitet e kaluara për shkak të inflacionit. “Në çmim përfshihet transporti me autobus nga Podgorica në Prishtinë, pastaj transporti ajror, akomodimi në hotel, tre vakte ushqimi, sigurimi shëndetësor, udhërrëfyesi, ihrami, kurbani, ujë zemzem, kartela e telefonit, si dhe transporti nga Meka në Medine”, sqarojnë nga Bashkësia Islame.

  • 1

    Radio