Aktuale Më shumë

Abazoviq për vizitë në selinë e Europol

Prej tvteuta17:34, 18 Maj 2022

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, pasditen e sotme do të jetë në Hagë, ku do të vizitojë selinë e Europolit dhe do të bisedojë me drejtoreshën ekzekutive të këtij institucioni, Catherine De Bol.

Për momentin nuk dihen arsyet e kësaj vizite, gjë që duket e papritur duke pasur parasysh se kryeministri ndodhet në një vizitë zyrtare në institucionet evropiane në Bruksel. Kujtojmë se në bazë të të dhënave të Europolit, në Mal të Zi është hapur një aferë për përfshirje të mundshme të policëve të rangut të lartë në krimin e organizuar.

Të dhënat e Europolit tregojnë se udhëheqësi i dyshuar i klani kriminal “Kavaç”Radoje Zvicer, ka pasur një ndikim të madh në aktivitetet e policisë malazeze.  Raportet e Europol-it janë të bazuara në komunikimet e përgjuara, telefonat e koduar me aplikacionin “Sky”, të cilët janë  përdorur nga organizatat kriminale për shkak të shkallës së lartë të mbrojtjes.

  • 1

    Radio