Sociale Më shumë

102 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid 19 në Mal të Zi

Prej tvteuta18:35, 2 Shtator 2020

Laboratorët e ISHP në këto 24 orët e fundit kanë kryer 646 analiza, nga të cilat 102 kanë rezultuar pozitive me Covid 19. Gjatë kësaj periudhe 2 pacientë , njëri nga Biello Polja dhe tjetri nga Berana,  e humbën betejën me sëmundjen, duke e çuar numrin e vdekjeve në Mal të Zi që prej fillimit të pandemisë në 104.  40 të infektuarit e rinj janë nga Podgorica, 20 nga Rozhaja, 14 nga Berana, 9 nga Biello Polje, 5 nga Nikshiqi, nga 4 janë nga Plava dhe Budva,  3 nga Cetina, 2 nga Plevlja dhe 1 nga Kotorri. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 46 të infektuar , kurse të sëmurë aktiv janë 811 raste, prej të cilëve 28 në komunën e Ulqinit dhe vetëm 1 rast në atë të Tuzit. Në Qendrën Spitalore të Podgoricës janë të shtruar 17 të infektuar me Covid 19, nga të cilët 4 janë në rrezik për jetën, njfotjnë nga ky institucion.

  • 1

    Radio