Slider Më shumë

Lehtësohen disa nga masat epidemiologjike

Prej tvteuta11:03, 3 Mars 2022

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dr. Igor Galiq, në konferencën e sotme prezantoi masat e reja epidemiologjike, në përputhje me situatën aktuale epidemiologjike në Mal të Zi, të cilat janë të vlefshme nga 4 deri më 17 mars. :

– Lejohen vizitat në ZIKS (burgun në Spuzh), në objektet e mbrojtjes sociale me posedim të testit PCR;

– Lejohet prania e publikut në aktivitete sportive, në ambiente të mbyllura deri në një të tretën e numrit të vendeve, ndërsa në ato që zhvillohen jashtë deri 50%;

– Hiqet detyrimi i posedimit të certifikatave të COVID-19 në objektet fetare, si dhe ritestimi i punonjësve shëndetësorë pas kthimit në punë;

Galiq konfirmoi se në javët e fundit ka një rënie globale të rasteve të reja, dhe se në vendin tonë, numri i rasteve të reja në dy javët e fundit është më i ulët për rreth 50% krahasuar me dy javët e kaluara.

“Numri i vdekjeve në dy javët e fundit është më i ulët për rreth 55% krahasuar me dy javët e mëparshme. Situata aktuale epidemiologjike është më e favorshme në katër muajt e fundit dhe shpresojmë që trendi i rënies së rasteve të reja të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme”, tha Galiq.

 

  • 1

    Radio