Zyrtarja e të Mirave Detare akuzohet për neglizhencë në detyrë

Prej tvteuta11:55, 13 Maj 2019

Prokurori themelor në Ulqin, Faruk Resulbegoviq, ka ngritur padi në Gjykatën Temelore të Ulqinit kundër zyrtares së të Mirave Detare, Ljubomirka Vidoviq, e cila dyshohet për neglizhencë në kryerjen e detyrës. Sipas akuzës, Vidoviq për më tepër se një vit nuk ka bërë të mundur qasjen në pronë të shfrytëzuesit ligjor Ballsha Durkoviq nga Podgorica, duke shkelur në këtë mënyrë edhe ligjin. I dëmtuari kishte paguar detyrimet e tija ndaj të Mirave Detare por Vidoviq nuk kishte bërë detyrën e saj në caktimin e kufijve të pronës si dhe nuk ka reaguar ndaj okupimit të lokacionit në fjalë nga persona të tjerë. Në mbrojte të saj, Vidoviq ka theksuar se reagimi nuk ishte i mundur pasi në atë lokacion ndodhet objekt ilegal dhe për këtë ka njoftuar edhe inspektoriatin përkatës.

  • 1

    Radio