Slider Më shumë

Zgjedhjet lokale në Tuz do të mbahen më 5 mars 2023

Prej tvteuta16:09, 28 Dhjetor 2022

Kryetari I Malit të  Zi Millo Gjukanoviq  shpalli sot zgjedhjet lokale në Tuz.

“Duke u bazuar në nenin 95 pika 10 të Kushtetutës së Malit të Zi, nenin 13 paragrafët 1, 3 dhe 4, nenin 14 paragrafët 1 dhe 2 të Ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve dhe nenit 36 ​​të Ligjit për Vetëqeverisje lokale, presidenti i Malit të Zi sot ka nxjerrë Vendim për shpalljen e zgjedhjeve për këshilltarë në Kuvendin e Komunës së Tuzit”, është bërë e ditur nga kabineti i Gjukanoviqit.

Zgjedhjet do të mbahen më 5 mars 2023.

“Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit  dhe do të publikohet në “Gazetën Zyrtare të Malit të Zi” dhe në “Gazetën Zyrtare të Malit të Zi – Rregullat  Komunale”, thuhet në njoftim.

  • 1

    Radio