Aktuale Më shumë

Zelenski në SHBA. Biden siguron vazhdimin e ndihmës për Ukrainën

Prej tvteuta09:18, 22 Dhjetor 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka lënë anash luftën për të vizituar Washingtonin të mërkurën, për të falënderuar liderët dhe “amerikanët e zakonshëm” për përkrahjen e tyre në luftën kundër pushtimit rus.

Bideni ka mirëpritur Zelenskyyn në Zyrën Ovale duke thënë se SHBA-ja dhe Ukraina do të vazhdojnë projektin për “mbrojtje të bashkuar” teksa Rusia po e vazhdon sulmin brutal për ta fshirë nga faqja e dheut Ukrainën. Zelenskyy, për të cilin ishte udhëtimi i parë jashtë shtetit qëkur Rusia nisi pushtimin në muajin shkurt, ka thënë se donte të vinte më herët dhe se vizita tani tregon se “situata është nën kontroll, për shkak të përkrahjes amerikane”.

Pakoja e re e ndihmës ushtarake prej 1.85 miliardë dollarësh do të përfshijë për herë të parë sistemin raketor “Patriot” dhe bomba të drejtuara me saktësi për avionët e saj luftarakë, kanë njoftuar zyrtarët amerikanë. Pakoja përfaqëson zgjerim në llojet e armatimeve të avancuara që synojnë të forcojnë mbrojtjen ajrore të Ukrainës kundër raketave ruse.

  • 1

    Radio