Aktuale Më shumë

WTA pezullon turnetë në Kinë shkaku i rastit të Peng Shuait

Prej tvteuta15:42, 2 Dhjetor 2021

Asociacioni i Tenisit të Grave (WTA) ka njoftuar se ka pezulluar të gjithë turnetë në Kinë si pasojë e shqetësimeve për shëndetin e tenistes kineze Peng Shuai, raporton BBC.

Peng është zhdukur nga publiku tri javë më parë pasi akuzoi një zyrtar të lartë kinez se e ka detyruar të ketë marrëdhënie seksuale.

Kreu i WTA-së, Steve Simon, ka thënë se ka dyshime serioze që Peng është e lirë dhe e sigurtë.

“Nuk e shoh se si mund t’u themi sportisteve tona të garojnë atje”, ka thënë Simon.

WTA vazhdimisht ka bërë thirrje për hetim të plotë lidhur me pretendimet e Pengut.

Peng nuk është parë në publik që kur akuzoi ish-zëvendëskryeministrin Zhang Gaoli për sulm seksual.

  • 1

    Radio