Aktuale Më shumë

Vrasje në Shkodër!

Prej tvteuta16:16, 2 Shtator 2022

Një person u qëllua për vdekje këtë pasdite në lagjen “Kiras” të Shkodrës.

Ismet Cekorja ishte objektivi i sulmit me armë zjarri. Ndaj tij, autori/ët ende të paidentifikuar qëlluan disa herë duke e lënë të vdekur.

Pak ditë më parë, Cekorja doli në një konference për mediet ku kërkonte nga shteti drejtësi, pasi sipas tij, djali i shpallur në kërkim për plagosje, është i pafajshëm.

Djali i viktimës u shpall në kërkim pasi dyshohet si njëri prej atentatorëve të mbrëmjes se 25 gushtit ndaj Alban Brucit. Ndaj këtij të fundit u qëllua 19 herë, por shpëtoi pa marre asnjë plagë.

Shkruan Top Channel

  • 1

    Radio