Kulturë Më shumë

VOLTANA ADEMI VJEN NË FESTEN E GËSHTENJAVE

Prej tvteuta19:36, 12 Nëntor 2015

Ditën e shtunë, në manifestimin qendror të Festës së gështenjave 2015 në qendër të Krajës, Varr të Kurtit,( Ostros),do të jetë e pranishme edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, znj. VOLTANA ADEMI. Ajo në këtë aktivitet gjithëpopullor do të arrijë në mesditë, meqë ka obligime zyrtare edhe nuk mund të jetë në hapjen solemne, por posa të arrije, do të përshëndesë këtë eveniment tradicional. Kështu deklaroi për Televizionin Teuta njeri ndër anëtarët e Këshillit organizues, Beqir H. Berjashi.  Të parët e Voltana Ademit, jozyrtarisht mësojmë se kanë prejardhje nga Kraja. Dhe, jo vetëm ajo, por është shumë i madh numri i shkodranëve nga kjo zonë malore, e njohur për vlerat e traditës historike, gjuhësore, arsimore, bujqësore, foklorike, të bujarisë etj. “Nga Shkodra,Tivari, Ulqini, sigurisht edhe nga Malësia priten mysafirë të shumtë. Ashtu siç e kemi paralajmëruar, festa do të shoqërohet me gështenja të pjekura, peshk, si dhe me gatime tjera tjera, karakteristike për trevën”,- thotë Beqiri. Ai shton se të pranishmit do t i argëtojë ahengu shkodran, valltarët nga Shkodra të udhëhequra nga koreografi Aldo Nika, pastaj do të ketë pika muzikore dhe koreografike nga Ana e Malit, Tivari dhe Ulqini.

  • 1

    Radio