Aktuale Më shumë

Vitin e kaluar 97 zjarre, dëme mbi 3 milionë euro

Prej tvteuta07:47, 30 Prill 2023

Vitin e kaluar në Mal të Zi u dogjën 3251.5 hektarë sipërfaqe pyjore, duke shkaktuar dëme mbi tre milionë euro, sipas të dhënave të Drejtorisë për menaxhim me pyjet dhe gjuetinë. Siç është raportuar, 97 zjarre pyjore të regjistruara vitin e kaluar kanë djegur 228,773 metra kub vëllim druri. Dëmi total i vlerësuar në pyjet shtetërore dhe private në vitin 2022 arrin në 3,227,585.58 euro.

Siç sqarojnë nga ky institucion, sipas evidencave të njësive rajonale dhe të Departamentit për Pylltari dhe Mbrojtje, në pyjet shtetërore janë regjistruar 42 zjarre, ndërsa dëmet më të mëdha janë shënuar në territoret e komunës Kolashin, Nikshiq dhe Kotorr.

  • 1

    Radio