Nxënësit e shkollave sot lundruan bregun e detit të Ulqinit

Prej tvteuta13:26, 21 Shtator 2024

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, pronarët e anijeve të Ulqinit kanë vendosur të dhurojnë një përvojë të veçantë për nxënësit e shkollave.
Sot organizuan dhe mblodhën të gjithë nxënsit e shkollave të këtij vendi për ti dhuruar disa momente te pa harruara ne detin e vendit tonë.

Ky organizim bëhet për të tretin vit me radh nga pronarët e anijeve ku sipas tyre kjo është një nisëm e mirë dhe e vlefshme për Ulqinin dhe brezin e ri të këtij vendi.

Me anë të këtij lundrim të veçantë ato kanë për qëllim t’u japin nxënësve një këndvështrim të ri mbi qytetin e tyre dhe të shohin bukuritë natyrore që e rrethojnë.

Fëmijët patën mundësinë të shohin nga afër plazhet e kristalta, vijën bregdetare të pashoqe dhe të mësojnë më shumë për historinë dhe traditat detare të Ulqinit.

E kësaj radhe destinacioni i këtij viti ishte gjiri i valdanosit.

  • 1

    Radio