Sporti Më shumë

Verona mposht Spezian, mbetet në Serie A

Prej tvteuta14:31, 12 Qershor 2023

Spezia e Verona kanë luajtur të dielën mbrëma ndeshje vendimtare për mbetje në Serie A. Pasi kishin përfunduar edicionin e rregullt me pikë të barabarta, nga 31, dy skuadrat u përballën për të caktuar se kush mbetet në Serie A dhe kush bie në Serie B.

Verona shënoi fitore 3:1 dhe do të luajë në elitën italiane edhe edicionin e ardhshëm, 2023/2024. Davide Faraoni shënoi për 1:0 në të mirë të Veronas që në minutën e pestë. Ethan Ampadu barazoi shifrat në minutën e 15-të, ndërsa Cyril Ngonge shënoi dy gola të tjerë për Veronan.

Për 2:1 shënoi në minutën e 26-të e për 3:1 në minutën e 38-të. Faraoni në minutën e 68-të u përjashtua me të kuq, por Spezia nuk përfitojë. Pos Spezias nga Serie A janë larguar edhe Cremonese dhe Sampdoria.

  • 1

    Radio