Aktuale Më shumë

Veliaj viziton Tuzin. Gatishmëri për bashkëpunim në projekte të përbashkëta

Prej tvteuta18:32, 27 Nëntor 2021

Ditën e djeshme , Komunën e Tuzit e vizitoi kryetari i Bashkisë së Tiranës Z. Erion Veliaj së bashku me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Shkëlqesinë e tij Z. Ridi Kurtezi, Drejtoreshën e përgjithshme për financa në Bashkinë e Tiranës znj. Jonida Halili, Drejtorin për media dhe komunikim në Bashkinë e Tiranës Z. Denis Dedej si dhe Drejtoreshën ekzekutive të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon znj. Andriola Kambo.

Ata u pritën nga Kryetari i Komunës së Tuzit Z. Nik Gjeloshaj dhe përfaqësues të tjerë të Komunës. Në këtë takim të parë zyrtarë, ndër të tjera u diskutua për tema konkrete që prekin projekte të përbashkëta ndërinstitucionale.Kryetari Gjeloshaj falënderoj kryebashkiakun Veliaj, për vizitën si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Bashkia e Tiranës i ka dhënë Komunës së Tuzit që nga themelimi i saj.

Në anën tjetër Z. Veliaj përgëzojë kryetarin Gjeloshaj për zhvillimin dhe transformimin që po i bën qytetit. Ai, gjithashtu shprehu gatishmëri që në një të ardhme të afërt Bashia e Tiranës të bashkëfinancoi projekte në infrastrukturë apo në projekte kulturore, thonë nga Komuna e Tuzit.

  • 1

    Radio