Sociale Më shumë

Urgjenca- Mungesë e automjetit dhe mjekëve

Prej tvteuta15:04, 2 Shtator 2015

Me telefonatën ne numrin 124 ekipi i urgjencës i përgjigjet në kohë reale çdo thirrjeje dhe bënë përpjekje që sa më shpjet të arrijnë në vend ngjarje dhe shpesh herë shpëton jetën e dikujt.
Mbase ky është edhe misioni jonë dhe kemi bërë betimin e Hipokritit shprehet mjekja e medicinës së përgjithshme Iliriana Bisha Tagani jemi gjithmonë të gatshëm ti dalim në ndihmë pacientëve tanë dhe shton që rastet më të shpeshta gjatë sezonit veror janë virozët e stinës, goditjet nga dielli, të djegurat, lëndimet e ndryshme të tjera.
Gjatë 24 orëve ndihmë mjekësore në urgjencën e Ulqinit kërkojnë rreth 150 pacient.
Në urgjencën e Ulqinit punojnë pesë mjek të ndarë në dy turne, po që sipas mjekes Tagani nuk janë të mjaftueshëm sidomos në sezonin veror. përveç mungesës së mjekëve ka mungesë edhe të një automjeti, pasi që shpesh ndodh që një automjet me ekip të jenë në terren, dhe nëse kemi rast tjetër gjendemi në pozitë të vështirë, shton doktoresha.
Në shumicën e rasteve ekipi i urgjencës ballafaqohet me problemin e depërtimit në zonën urbane sepse infrastruktura rrugore është e tillë, por shpesh edhe një minutë mund të ja shpëtojë jetën dikujt.

  • 1

    Radio