Sporti Më shumë

Unitedi siguron mbrojtësin e Napolit

Prej tvteuta14:56, 14 Qershor 2023

Mbrojtësi i Koresë së Jugut, Kim Min-jae, mund të konsiderohet futbollist i Manchester Unitedit. “Il Mattino” ka raportuar të mërkurën se Unitedi tashmë ka arritur marrëveshje si me Napolin ashtu edhe me futbollistin, e cila do të zyrtarizohet në fillim të muajit të ardhshëm.

Mësohet se Unitedi do t’i paguajë Napolit 60 milionë euro për kartonin e 26-vjeçarit, i cili edicionin e fundit ka treguar paraqitje të mira me ekipin italian.

Kim do të firmosë kontratë katërvjeçare me Unitedin, si dhe do ta ketë opsionin e vazhdimit për vitin e pestë, ndërsa do të ketë pagë vjetore prej 10 milionë eurosh.

Ai iu bashkua Napolit verën e shkuar nga Fenerbahçe dhe në edicionin e tij të parë në Serie A e fitoi titullin e kampionit të Italisë. Në 45 paraqitje edicionin e fundit, ai kontribuoi me 2 gola e po aq asistime për Napolin.

  • 1

    Radio