Sociale Më shumë

Unioni i punëdhënsave: Puna në të zezë armiku kryesor i ekonomisë

Prej tvteuta10:06, 16 Janar 2017

Kryetarja e Unionit të pundhënësve të Malit të Zi Svetllana Vuksanoviq , tha se pa një ambient në të cilin vlejnë të njëjtat rregulla për të gjithë nuk mund të vendosen baza për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Ajo vlerësoi se kjo organizatë gjithmonë ka mbrojtur punëdhnësit të cilët në mënyrë të rregull i plotësojnë obligimet e veta ndaj puntorëve dhe shtetit, pasi pa puntorë të kënaqur nuk mund të ketë produktivitet të duhur. Sipas Vuksanoviq, puna në të zezë e subjekteve të ndryshme krijojnë probleme të konsiderueshme për ato që respektojnë rregullat, pasi krijojnë konkurencë të padrejtë. Gjithashtu edhe korniza ligjore , borxhet e shumta të ndërmarrjeve shtetërore , prokurimet publike joefikase dhe problematike, si dhe shumë fenomene të tjera shqetësuese, ndokojnë negativisht në klimën ekonomike në Mal të Zi.

  • 1

    Radio