Ulqini nënshkruan marrëveshje me qytetin Gjerman
Prej tvteuta13:54, 30 Maj 2017
Ditët e fundit një delegacion i Komunës së Ulqinit ka qëndruar për vizitë në qytetin gjerman Schwabish Gmund me të cilin është firmosur edhe marrëveshja e binjakëzimit, e cila angazhon të dyja administratat që të bashkëpunojnë në projekte dhe fusha të caktuara.
Kryetari Cungu në një publikim në Facebook theksoi se kjo vizitë shënon edhe një fillim të ri për dy qytetet, Ulqinin dhe Schwäbish Gmünd dhe është një moment historik për t’i afruar qytetarët më pranë me njëri-tjetrin. Kryetari i Ulqinit falenderoi kryetarin Dr. Blese dhe bashkëpunëtorët e tij, për mikpritjen e tyre, ndërsa shprehu kënaqësinë për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit dhe binjakëzimin mes dy qyteteve, si një nga dokumentet më të rëndësishme për qeveritë vendore të të dy vendeve .