Aktuale Më shumë

Ulqinakët të mvarur nga turizmi

Prej tvteuta11:49, 25 Prill 2023

Ulqini është një destinacion i njohur turistik gjatë verës. Edhe pse në masë të madhe i panjohur nga turistë të vende të mëdha, turistët që e kanë këtë vend destinacion kyç dhe rritja e numrit të turistëve që vijnë për herë të parë e bëjnë këtë qytet një pikë të nxehtë për pushuesit përgjatë muajve maj deri shtator.
Faktet deri tani kanë treguar se Ulqini renditet ndër qytetet me investimet më të vogla kapitale në Mal të Zi. Megjithatë turizmi po përjeton rritje lineare falë resurseve të papërshkrueshme dhe unike të cilat i posedon. Sektori privat mundëson strehimin e mijëra turistëve në të njëjtën kohë. Kualiteti i strehimit çdo vit e më shumë po rritet duke e rritur edhe perspetivën.
Duke u nisur nga kjo, pak a shume vendasit, janë të mvarur nga sezoni turistik.
Ashtu thonë edhe vetë qytetarët në anketën e zhvilluar ditën e sotme.
Disa thonë se infrastruktura lë për të dëshiruar, dhe ka nevoj për investim.
Kurse disa të tjerë vënë në theks, mikpritjen e Ulqinakëve ndër vite dhe bukurinë e Ulqinit.

Kohëve të fundit nga Organizata Turistike kanë bërë të ditur se në Ulqin pushojnë rreth 2 mijë turistë të regjistruar.
Rreth 700 prej tyre janë të akomoduar në hotele ndërsa mbi 1 mijë në akomodim privat.

  • 1

    Radio