Sociale Më shumë

U shënua Dita botërore e luftës kundër diabetit

Prej tvteuta15:25, 13 Nëntor 2018

Për të katërtin vit me radhë  OJQ “ Rrethi i kaltër”  -Ulqin  ka shënuar  Ditën botërore te luftës kundër diabetit . Kryetarja e Shoqatës “ Rrethi i kaltër” Ulqin Veneranda Gjonaj thotë se  shënimi i Ditës së luftës kundër sëmundjes së sheqerit ka për qëllim ngritjen e  vetëdijes së popullatës,  rëndësinë e masave  parandaluese   dhe shërimin e diabetit përmes edukimit të popullatës. “ Dr. Valentina Kaliniq, specialiste endokrinologe ka mbajtur ligjëratë me temën “ Daibeti dhe familja”  si dhe  ka dhënë këshilla  diabetikëve të pranishëm.

Endokrinologja Kaliniq per TvTeuta tha se tema e sivjetshme është diabeti dhe familja , me çrast bën apel tek të gjithë personat me diabet që të tentojnë ta mbajnë nën kontroll sëmundjen e tyre , dhe që familjarët tu gjenden pranë të afermve të prekur nga kjo semundje . Në kuader të këtij aktiviteti u bë edhe  ndarja e  aparatave  për matjen e sheqerit, shirita për matjen e glukozës në gjak, lanceta, materiali edukativ dhe vitamina për diabetikë që nuk marrin insulin. Nesër me datë 14 nëntor në nder të ditës botërorë të luftës kunder diabetit ,për herë të parë në Ulqin do të ndriçohet me ngjyrë të kaltër  ndërtesa e Komunës së Ulqinit.

  • 1

    Radio