Politikë Më shumë

Tuz: Propozohet shkurtimit i mandatit të Kuvendit

Prej tvteuta16:37, 14 Dhjetor 2016

Iniciativa Qytetare  ka dorëzuar iniciativën për shpërbërjen e Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit, e cila në rast miratimi do të çonte në zgjedhje të reja. Kryetari i saj Vaselj Sinishtaj, tha se Kuvendi i Malit të Zi në seancë e 28 dhjetorit të vitit të kaluar miratoi ndryshimet në katër ligjet që kanë të bëjnë me vetëqeverisjen lokale, dhe si rezultat duhej të organizoheshin zgjedhje të reja lokale.

Kryetari i Kuvendit të Tuzit Fadil Kajoshaj, tha se iniciativa mund të hyjë në rend të ditës në seancën e ardhshme, pro se ky subjekt nuk do të votojë pro, pasi ekziston marrëveshja me kryeministrin që Tuzi të bëhet Komunë me të drejta të plota deri në maj të vitit të ardhshëm.

  • 1

    Radio