Sporti Më shumë

Turneu i Parë Ndërkombëtar i atletikës për fëmijë – Dymbëdhjetë medalje për atletët nga Ulqini

Prej tvteuta10:09, 1 Tetor 2018

Në turneun e Parë Ndërkombëtar të atletikës për fëmijë të mbajtur në Tivar, klubi i atletikës “Maroviq” fitoi një total prej 12 medaljesh. Mbi 250 konkurrentë nga 10 klube atletike nga Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Bullgaria morën pjesë në këtë turn. Elijan Dervisheviq dhe Safet Tiganj fituan nga një medalje ari dhe dy argjendi, Elzin Guberiniq medalje ari, Elzana Guberiniq tri medalje argjendi, ndërsa Nemanja Maxhgalj dhe Sara Tiganj fituan nga një medalje të bronztë.

Në turne morën pjesë fëmijët e moshave nga viti 2007 deri në vitin 2012 të cilët konkuruan  në disiplinat e vrapimit 60 metra me pengesa, në disiplinën e përgatitjes fizike , kërcimin nga vendi dhe hedhjen e vorteksit. Atletët nga Ulqini si ekip fituan vendin e katërt.

 

  • 1

    Radio