Rajoni/Bota

Rajoni/Bota Më shumë

Trump kërkon rishikim urgjent të dekretit antimigracion

Prej tvteuta6 June 2017

Presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi dje Gjykatës së Lartë të SHBA-së të rishikonte me urgjencë dekretin e tij antimigracion kundër disa vendeve myslimane për të cilat ai ka kërkuar një version shumë më strikt. “Para Gjykatës së Lartë, Departamenti i Drejtësisë duhet të kërkojë një rishikim urgjent për ndalimin e udhëtimeve dhe të kërkojë një version shumë më strikt”, deklaroi ai në një mesazh në rrjetin social Twitter. Administrata Trump iu drejtua të enjten Gjykatës së Lartë për të bërë të mundur rivendosjen e këtij dekreti që ndalon përkohësisht mbërritjen në tokën amerikane të shtetasve nga gjashtë vende, Irani, Libia, Somalia, Siria, Sudani dhe Jemeni dhe të gjithë refugjatëve. Fillimisht, drejtësia federale e hodhi poshtë këtë dekret dhe një version i dytë u pezullua.