Rajoni/Bota Më shumë

Topalli dhe Imami kërkojnë shkarkimin Bashës

Prej tvteuta15:56, 29 Maj 2017

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Arben Imami kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp duke kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike. “Jam këtu për të thënë se është koha për të filluar betejën kundër Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës. Nuk mund ta qeverisin vendin vetëm ata të tre”, u shpreh Topalli.

“Nuk largohet Edi Rama duke shkatërruar PD-në siç po bën Lulzim Basha. Vendimi për marrëveshjen me Ramën është marrë vetëm nga Basha dhe askush nuk është konsultuar me ne për vendimin. Zgjidhja e vetme është mbledhja e forumeve dhe shkarkimi i Lulzim Bashës.”, u tha ndër të tjera në konferencën për media.

  • 1

    Radio