Politikë Më shumë

Thaçi merr detyrën e Presidentit; Jahjaga i dorëzon Kushtetutën

Prej tvteuta16:59, 8 Prill 2016

Sot në orën 11:00 u bë inaugurimi i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në sheshin Skënderbeu në Prishtinë. Ceremonia u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.

Në të ishin të pranishëm presidentë, kryeministra, ministra e ambasadorë të vendeve mike të Kosovës,nga Mali I Zi te pranishem ishin nenkryetari I qeverise Dushko Markoviq,keshilltari kryesor i kryeministrit Millan Roqen, kryetari i komunes se Ulqinit Nazif Cungu dhe ish kryetari Fatmir Gjeka.

Delegacioni shqiptar perbehej nga  Presidenti Nishani, Kryeministri Rama dhe kreu i Parlamentit Meta. Hashim Thaçi iu drejtua tribunës teksa doli nga selia e Presidencës i shoqëruar nga paraardhësja e tij Atifete Jahjaga. Në mënyre simbolike ajo i dorëzoi Thaçit një Kushtetutën e vendit, për të cilën ai premtoi se do jetë rojtar i saj.Në fjalën e tij, Thaçi u shpreh se ky është sheshi ku rinia ka protestuar ndër vite për lirinë e saj.“Ndaj dua të falenderoj të gjithe ata që kontribuan që Kosova të jetë e lirë”, tha Thaçi.

Para fillimit të ceremonisë në shesh u hodh gaz lotsjellës. Në lidhje me ngjarjen Policia e Kosovës ka vënë në pranga shtatë persona si të dyshuar kryesorë. Të ndaluarit, sipas policisë, kanë patur çanta me vete ku dyshohet se ruanin gazin lotsjellës.

  • 1

    Radio