Rajoni/Bota Më shumë

Tërnava: Ekstremizmin në Kosovë e sollën organizatat e huaja

Prej tvteuta10:24, 27 Maj 2017

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, i ka akuzuar disa organizata të huaja për sjelljen e ekstremizmit fetar në vend. Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ai ka thënë se shkaku i ngelizhencës dhe papërgjegjësisë së disa institucioneve shtetërore disa organizatave të huaja dhe disa individëve u është lejuar të zhvillojnë aktivitete detare në vend pavarësisht prej kundërshtimit të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Sipas tij, për 13 vjet Bashkësia Islame i ka ftuar institucionet vendore të shikojnë se kush po hyn në Kosovë dhe çfarë aktiviteti po zhvillon. Sipas Tërnavës, roli i Bashkësisë Islame  për zvogëlimin e ekstremizmit ka qenë i madh. Myftiu Tërnava u ka bërë thirrje politikanëve në Kosovë që të bëjnë një fushatë të qetë zgjedhore në këtë muaj të Ramazanit dhe të mos fyejnë dhe shajnë njëri-tjetrin.

  • 1

    Radio