Aktuale Më shumë

Të përmirsohet gjendja e të punësuarve në arsim

Prej tvteuta15:34, 29 Tetor 2016

Sipas Sindikatës së Arsimit të Malit të Zi, të punësuarit në arsim nuk janë të kënaqur me gjendjen socio-ekonomike dhe qëndrim e shtetit  ndaj sistemit arsimor në vend, dhe kërkojnë nga qeveria e ardhshme  masa emergjente për përmisrsimin e gjendjes. Kryetari Zvonko Paviqeviq, në kongresin e pestë të kësaj  sindikate, tha se mësimdhënësit në  Mali të Zi ndajnë fatin e shumicës së qytetarëve, të cilët, siç tha ai, janë humbësit e tranzicionit.

Ai shtoi se personat përgjegjës në shtet deri më tani nuk e kanë kuptuar se vetëm arsimimi cilësor dhe edukimi i gjeneratave të reja mund të na afrojë drejt vendeve të zhvilluara evropiane. Paviqeviq tha se në vend që ky fakt të njihet nga autoritetet, ata shpesh janë të detyruar tëë luftojnë  për të drejtat e tyre me protesta publike me mjete tjera demokratike.

  • 1

    Radio